Creoseen

Paketat Creoseen

Ekipe të gatshme.
Çmimi nga të dhënat.

Nuk di nga t’ia fillosh? Zgjidh nevojën tënde: Restaurant, Beauty, New Launch ose Startups. Ekipin e mbushim me influencerë realë dhe paketat e tyre reale; ti e rregullon dhe e rezervon me një klik.

  • Influencerë realë, paketa reale
  • Pa tarifë shtesë për paketat
  • E ndryshon para se të rezervosh
Si del çmimi
  • Receta: sa influencerë, cilat fusha, sa ndjekës, çfarë kërkesash.
  • Ekipi mbushet me influencerë realë të Creoseen, renditur nga të dhënat e tyre.
  • Çmimi = shuma e paketave të tyre aktive. Sot ende pa ekip të plotë: ta propozojmë ne.

Katër nevoja tipike

Zgjidh nevojën.
Ekipi është gati.

Çdo paketë ka dy nivele. Çmimi “nga” është shuma e paketave reale të influencerëve të përzgjedhur sot; kur ekipi nuk është i plotë, ta propozojmë ne.

Çmimet janë çmimet e paketave të influencerëve; nuk shtohet asnjë tarifë shërbimi tani. Komisioni i Creoseen është brenda çmimit. Oferta e lancimit: pa tarifë shërbimi deri më 31 mars 2027.

Si funksionon

Tre hapa.
Pa pazar.

  1. 01

    Zgjidh paketën dhe nivelin

    Normal ose Premium. Sheh menjëherë kush është në ekip, çfarë dorëzon secili dhe sa kushton gjithsej.

  2. 02

    Rregulloje, nëse do

    Nga paneli ndërron një influencer me tjetrin në radhë, shton brief-in tënd dhe afatin. Çmimi përditësohet vetë.

  3. 03

    Rezervo me një klik

    Krijohet fushata dhe çdo influencer merr ofertën e tij. Ti paguan pasi miraton përmbajtjen, me një transfertë.

Pse mund t’i besosh

Asgjë e shpikur.
Gjithçka nga të dhënat.

Influencerë realë

Vetëm profile të kontrolluara nga ekipi, të dukshme edhe te Eksploro. Renditen nga shenja Verifikuar, të dhënat e lidhura, engagement-i dhe vlerësimet.

Paketa reale

Secili hyn me një paketë të vetën aktive, me çmimin që e ka vendosur vetë. Çmimi i paketës Creoseen është shuma e tyre.

Pa tarifë shtesë

Paketat nuk kanë tarifë të veçantë. Vlen modeli i zakonshëm: komisioni i Creoseen brenda çmimit të influencerit.

E rregullon ti

Ndërron një influencer me tjetrin në radhë, shton brief-in dhe afatin. Nëse ekipi nuk është i plotë, ta propozojmë ne.

Pyetje për
paketat.

Si del çmimi i një pakete?

Çdo paketë është një recetë: sa influencerë, nga cilat fusha, me sa ndjekës dhe me çfarë kërkesash. Sistemi e mbush ekipin me influencerë realë të Creoseen dhe me paketat e tyre reale; çmimi “nga” është shuma e atyre paketave, asgjë e shpikur. Nuk shtohet asnjë tarifë e veçantë për paketat: komisioni i Creoseen është brenda çmimit të influencerit.

A mund ta ndryshoj ekipin?

Po. Para se të rezervosh, te paneli i biznesit ndërron cilindo influencer me tjetrin në radhë sipas të njëjtës recetë. Mund të shtosh edhe brief-in tënd dhe afatin.

Çfarë ndodh pas rezervimit?

Krijohet një fushatë me brief-in dhe dorëzimet e paketës dhe çdo influencer merr një ofertë direkte për paketën e tij. Ai pranon, refuzon ose propozon kushte të tjera në bisedë. Për çdo bashkëpunim merr dy fatura në emrin tënd dhe i paguan me një transfertë pasi miraton përmbajtjen.

Po nëse një paketë nuk është e plotë?

Kur nuk ka ende mjaft influencerë që i plotësojnë kushtet e recetës, paketa shfaqet pa çmim. Kërko një propozim dhe ekipi e plotëson me dorë, zakonisht brenda 1 dite pune.

Fillo nga
një paketë.

Zgjidh nevojën dhe kërko propozimin: ekipi e plotëson me dorë.