Creoseen për Bizneset
Gjej influencerët.
Shih çmimin e vërtetë.
Paketa me çmim të shkruar, dy fatura në emrin tënd, një pagesë.
Pa DM.
Pa cash. Pa hamendje.
Gjej sipas fushës
Filtro sipas fushës, qytetit dhe platformës. Profile të shqyrtuara nga ekipi.
Paketa me çmim
Çmimi i shkruar që në profil. Rezervo direkt ose hap një kampanjë.
Paguan pas miratimit
Paratë mbahen te Creoseen derisa ti ta miratosh përmbajtjen.
Faturë e ndarë
Dy fatura në emrin tënd.
Një transfertë.
Influenceri të faturon nga NIPT-i i vet, Creoseen vetëm komisionin. Të dyja të zbritshme, pa tatime për t’u mbajtur nga ti.
Çmimet, të plotaTransparencë dhe mbrojtje
Paguan për punën.
Jo për rrezikun.
5 ditë pune për të vendosur
Mirato ose kërko rishikim. Pa përgjigje, miratohet automatikisht.
Paratë te Creoseen
Influenceri paguhet vetëm pas miratimit.
Vendim në 3 ditë pune
Nëse nuk bini dakord: pagesë e plotë, tarifë anulimi 30% ose rimbursim 100%.
Shumë fushata në vit? I drejton ekipi ynë: 10% mbi bazën, min. 100.000 L/muaj.
Për bizneset
që bëjnë shumë.
- Lista të preferuarish
- Ftesa në masë
- Krahaso influencerët
- Raporte të avancuara
Pyetje nga
bizneset.
Sa kushton për biznesin?
Llogaria është falas. Paguan çmimin e rënë dakord. Komisioni i Creoseen (15%) është pjesë e çmimit, jo shtesë. Biznes Pro kushton 9.900 L në muaj. Shiko Çmimet.
Pse dy fatura?
Sepse punën e bën influenceri dhe shërbimin Creoseen. Të dyja janë fatura fiskale me NIPT-in e biznesit tënd, ndaj i regjistron si shpenzime të rregullta. Ti nuk mban tatime për askënd.
Si paguaj?
Me një transfertë bankare te Creoseen për të dyja faturat. Creoseen i mban paratë si agjent inkasimi i influencerit dhe ia kalon vetëm pasi ti miraton përmbajtjen. Nuk ka pagesa me kartë.
A duhet që biznesi të ketë NIPT?
Po. Faturat dalin në emër të biznesit tënd, me NIPT-in, emrin ligjor dhe adresën si te QKB. I vendos një herë te Llogaria.
Çfarë ndodh nëse biznesi nuk përgjigjet?
Pas dorëzimit ke 5 ditë pune për ta miratuar përmbajtjen ose për të kërkuar rishikim. Të kujtojmë gjatë afatit; nëse nuk përgjigjesh, përmbajtja miratohet automatikisht dhe nis pagesa e influencerit. Ditë pune: e hënë deri të premte, pa festat zyrtare.
Po nëse nuk jemi dakord për përmbajtjen?
Kërko ndryshim me koment të saktë, brenda rishikimeve të rëna dakord. Nëse pas tyre ende nuk e pranon, hap një mosmarrëveshje nga bashkëpunimi: ekipi i Creoseen vendos brenda 3 ditë pune, sipas brief-it, bisedës dhe dorëzimeve. Vendimi: pagesë e plotë për influencerin, tarifë anulimi 30% (pjesa tjetër të kthehet dhe përmbajtjen nuk e përdor) ose rimbursim 100%. Shiko Kushtet.
Kampanja e parë,
me ne.
Bizneset e para i ndihmojmë personalisht, nga zgjedhja te faturat.