Creoseen

Paketat Creoseen · Për lansimin e një produkti ose dyqani

Creoseen New Launch

Disa influencerë nga fusha të ndryshme e prezantojnë produktin e ri në të njëjtën javë, me link ose kod zbritjeje, që lansimi të ndihet.

  • Qëllimi: Shitje

Për kë: E-commerce, Modë & bukuri, Ushqim & restorante, Teknologji, Shërbime

Dy nivele

Zgjidh nivelin.
Ekipi del nga të dhënat.

Të dy nivelet mbushen me influencerë realë të Creoseen dhe paketat e tyre aktive. Çmimi është shuma e tyre, sot.

Zgjidh nivelin e paketës
Ekipi · Normal0 nga 4 deri tani
Kjo paketë nuk është ende e plotë. Mungojnë 4 influencerë që i plotësojnë kushtet e recetës (4 influencerë · 5K+ ndjekës). Ekipi i Creoseen e plotëson me dorë: kërko një propozim dhe të përgjigjemi brenda 1 dite pune.

Çfarë përfshin

  • 1 Reel 30–45 s me produktin në përdorim real
  • 3 Stories me link ose kod zbritjeje

Për çdo influencer të ekipit; detajet e paketës së secilit i sheh në profilin e tij.

Brief-i i gatshëm e ndryshon ti

Mesazhi kryesor: çfarë e bën produktin të veçantë (në fjalët e tua, jo si reklamë). Tregoje si e përdor në ditën tënde. Përmend: emrin e produktit, ku blihet, ofertën e lansimit. Kodi i zbritjes për ndjekësit: [kodi]. Tag: @biznesi · hashtag i fushatës.

Të drejtat e përdorimit: Organike + ripostim në rrjetet e biznesit · 3 muaj nga miratimi.

Ekipi · Premium0 nga 8 deri tani
Kjo paketë nuk është ende e plotë. Mungojnë 8 influencerë që i plotësojnë kushtet e recetës (8 influencerë · 5K+ ndjekës · të paktën 1 me 50K+ · vetëm me të dhëna të lidhura). Ekipi i Creoseen e plotëson me dorë: kërko një propozim dhe të përgjigjemi brenda 1 dite pune.

Çfarë përfshin

  • 1 Reel 30–45 s me produktin në përdorim real
  • 3 Stories me link ose kod zbritjeje
  • 1 postim me foto

Për çdo influencer të ekipit; detajet e paketës së secilit i sheh në profilin e tij.

Brief-i i gatshëm e ndryshon ti

Mesazhi kryesor: çfarë e bën produktin të veçantë (në fjalët e tua, jo si reklamë). Tregoje si e përdor në ditën tënde. Përmend: emrin e produktit, ku blihet, ofertën e lansimit. Kodi i zbritjes për ndjekësit: [kodi]. Publikimi brenda së njëjtës javë nga të gjithë. Tag: @biznesi · hashtag i fushatës.

Të drejtat e përdorimit: Organike + ripostim në rrjetet e biznesit · 3 muaj nga miratimi.

Si funksionon

Tre hapa.
Pa pazar.

  1. 01

    Zgjidh paketën dhe nivelin

    Normal ose Premium. Sheh menjëherë kush është në ekip, çfarë dorëzon secili dhe sa kushton gjithsej.

  2. 02

    Rregulloje, nëse do

    Nga paneli ndërron një influencer me tjetrin në radhë, shton brief-in tënd dhe afatin. Çmimi përditësohet vetë.

  3. 03

    Rezervo me një klik

    Krijohet fushata dhe çdo influencer merr ofertën e tij. Ti paguan pasi miraton përmbajtjen, me një transfertë.

Pyetje për
paketat.

Si del çmimi i një pakete?

Çdo paketë është një recetë: sa influencerë, nga cilat fusha, me sa ndjekës dhe me çfarë kërkesash. Sistemi e mbush ekipin me influencerë realë të Creoseen dhe me paketat e tyre reale; çmimi “nga” është shuma e atyre paketave, asgjë e shpikur. Nuk shtohet asnjë tarifë e veçantë për paketat: komisioni i Creoseen është brenda çmimit të influencerit.

A mund ta ndryshoj ekipin?

Po. Para se të rezervosh, te paneli i biznesit ndërron cilindo influencer me tjetrin në radhë sipas të njëjtës recetë. Mund të shtosh edhe brief-in tënd dhe afatin.

Çfarë ndodh pas rezervimit?

Krijohet një fushatë me brief-in dhe dorëzimet e paketës dhe çdo influencer merr një ofertë direkte për paketën e tij. Ai pranon, refuzon ose propozon kushte të tjera në bisedë. Për çdo bashkëpunim merr dy fatura në emrin tënd dhe i paguan me një transfertë pasi miraton përmbajtjen.

Po nëse një paketë nuk është e plotë?

Kur nuk ka ende mjaft influencerë që i plotësojnë kushtet e recetës, paketa shfaqet pa çmim. Kërko një propozim dhe ekipi e plotëson me dorë, zakonisht brenda 1 dite pune.

Paketa tjetër,
po aty.

Restaurant, Beauty, New Launch, Startups: çdo paketë me ekipin e vet real dhe çmimin e ditës.