Paketat Creoseen · Për bukuri, kozmetikë dhe modë
Creoseen Beauty
Influencerë bukurie dhe mode provojnë produktin dhe e tregojnë në rutinën e tyre: para / pas, përdorimi real dhe ku blihet.
- Qëllimi: Njohje
- Bukuri · Modë
Për kë: Modë & bukuri, E-commerce
Dy nivele
Zgjidh nivelin.
Ekipi del nga të dhënat.
Të dy nivelet mbushen me influencerë realë të Creoseen dhe paketat e tyre aktive. Çmimi është shuma e tyre, sot.
Çfarë përfshin
- 1 Reel 30–45 s me produktin në përdorim
- 3 Stories me link ose kod zbritjeje
Për çdo influencer të ekipit; detajet e paketës së secilit i sheh në profilin e tij.
Brief-i i gatshëm e ndryshon ti
Produkti dhe për kë është: [shkruaji këtu]. Tregoje në rutinën tënde: para / pas, si përdoret, rezultati. Përmend: emrin e produktit, ku blihet, kodin e zbritjes: [kodi]. Pa produkte konkurrente në kuadër.
Të drejtat e përdorimit: Organike + ripostim në rrjetet e biznesit · 3 muaj nga miratimi.
Si funksionon
Tre hapa.
Pa pazar.
- 01
Zgjidh paketën dhe nivelin
Normal ose Premium. Sheh menjëherë kush është në ekip, çfarë dorëzon secili dhe sa kushton gjithsej.
- 02
Rregulloje, nëse do
Nga paneli ndërron një influencer me tjetrin në radhë, shton brief-in tënd dhe afatin. Çmimi përditësohet vetë.
- 03
Rezervo me një klik
Krijohet fushata dhe çdo influencer merr ofertën e tij. Ti paguan pasi miraton përmbajtjen, me një transfertë.
Pyetje për
paketat.
Si del çmimi i një pakete?
Çdo paketë është një recetë: sa influencerë, nga cilat fusha, me sa ndjekës dhe me çfarë kërkesash. Sistemi e mbush ekipin me influencerë realë të Creoseen dhe me paketat e tyre reale; çmimi “nga” është shuma e atyre paketave, asgjë e shpikur. Nuk shtohet asnjë tarifë e veçantë për paketat: komisioni i Creoseen është brenda çmimit të influencerit.
A mund ta ndryshoj ekipin?
Po. Para se të rezervosh, te paneli i biznesit ndërron cilindo influencer me tjetrin në radhë sipas të njëjtës recetë. Mund të shtosh edhe brief-in tënd dhe afatin.
Çfarë ndodh pas rezervimit?
Krijohet një fushatë me brief-in dhe dorëzimet e paketës dhe çdo influencer merr një ofertë direkte për paketën e tij. Ai pranon, refuzon ose propozon kushte të tjera në bisedë. Për çdo bashkëpunim merr dy fatura në emrin tënd dhe i paguan me një transfertë pasi miraton përmbajtjen.
Po nëse një paketë nuk është e plotë?
Kur nuk ka ende mjaft influencerë që i plotësojnë kushtet e recetës, paketa shfaqet pa çmim. Kërko një propozim dhe ekipi e plotëson me dorë, zakonisht brenda 1 dite pune.
Paketa tjetër,
po aty.
Restaurant, Beauty, New Launch, Startups: çdo paketë me ekipin e vet real dhe çmimin e ditës.