Creoseen

Creoseen për Influencers

Menaxho kampanjat.
Paguhu në rregull.

Oferta nga bizneset, fatura gati për NIPT-in tënd dhe pagesa në IBAN, në një vend.

  1. 01OfertaBiznesi të gjen
  2. 02DorëzimiTi dorëzon, ai miraton
  3. 03FaturaGati për NIPT-in tënd
  4. 04PagesaNë IBAN, e plotë
Pamje ilustruese · të dhëna fiktive

Ti krijo.
Pjesën tjetër e mbajmë ne.

Biznese që të gjejnë

Oferta direkte dhe kampanja të hapura, pa DM pa fund.

Fatura gati për NIPT-in

Pas miratimit, drafti është gati. Ti e fiskalizon dhe shënon NIVF-në.

E plotë në IBAN

Biznesi paguan te Creoseen; ti paguhesh pas miratimit, 5 ditë pune.

Faturë e ndarë

Faturon pjesën tënde.
Tatohesh vetëm për të.

Komisionin ia faturon biznesit Creoseen. Ti faturon biznesin nga NIPT-i yt dhe paguhesh i plotë.

Biznesi paguan · një transfertë24.000 L
20.400 LFatura e influenceritNga NIPT-i i vet. Tatohet vetëm për këtë pjesë.
3.600 LFatura e CreoseenVetëm komisioni 15%.

Hapja e NIPT-it

Pa NIPT ende?
E hapim ne për ty.

5.000L · një herë + kontratë 12 muaj me Creoseen

Si person fizik me NIPT: 0% tatim fitimi deri në 14 milionë L xhiro në vit, deri në fund të 2029. Detajet në kontratën me shkrim. Ky nuk është këshillim tatimor.

  1. 01Regjistrohu
  2. 02Ne hapim NIPT-in
  3. 03Fillon të faturosh

NIPT-i yt,
100% në rregull.

Plani ProCreoseen NIPT2.500L / muajMe transfertë bankare · pa rinovim automatik
  • NIPT-i yt, 100% i menaxhuar
  • Fatura dhe pro-forma për klientët e tu
  • Kalendari i detyrimeve
  • Dosja e dokumenteve
  • Eksport për kontabilistin
  • Komision më i ulët
  • Matësi i klientëve
  • Media kit profesional

Sa mund
të fitosh?

Tri zgjedhje. Një vlerësim me çmimet e tregut.

Shembull nga kalkulatoriLifestyle20K ndjekës2 bashkëpunimeMund të marrësh në muaj61K–179KLVlerësim · tabela fillestare e çmimeve

Pyetje nga
influencerët.

A paguaj diçka për t’u regjistruar?

Jo. Regjistrimi, profili dhe aplikimet janë falas. Creoseen merr 15% komision nga çdo bashkëpunim i paguar dhe ia faturon biznesit. Creoseen NIPT kushton 2.500 L në muaj dhe e ul komisionin në 10%.

A mund të punoj pa NIPT?

Jo, NIPT-i është i detyrueshëm: në Creoseen çdo pagesë kalon me faturë fiskale. Nëse nuk e ke, Creoseen ta hap për 5.000 L një herë, me kontratë 12-mujore me Creoseen. Si funksionon.

Kur paguhem?

Pasi biznesi miraton përmbajtjen, pagesa e tij ka mbërritur te Creoseen dhe ti ke fiskalizuar faturën nga NIPT-i yt. Atëherë Creoseen ta paguan të plotë në IBAN-in e NIPT-it, 5 ditë pune.

Pse e faturoj biznesin dhe jo Creoseen?

Sepse puna jote është për biznesin, dhe kështu të ardhurat nuk varen nga një klient i vetëm (rregulli 80% / 90% që mbron regjimin 0%). Tatohesh vetëm për pjesën tënde: komisionin e faturon Creoseen. Ky nuk është këshillim tatimor.

A i fiskalizon Creoseen faturat e mia?

Jo. Çdo faturë fiskalizohet nga ai që e lëshon (Ligji 87/2019). Creoseen të përgatit draftin; ti ose kontabilisti yt e fiskalizoni dhe shënoni numrin NIVF.

Le të
të shohin.

Regjistrimi zgjat dy minuta.