Çmimet
Falas për të filluar.
Pro kur rritesh.
Regjistrimi falas. Creoseen fiton vetëm kur ka bashkëpunim të paguar. Normat janë ato që vlejnë sot.
Influencer
Creoseen për influencers| Funksioni | Falas | Pro |
|---|---|---|
| Profil publik, paketa dhe aplikime | Po | Po |
| Draft fature për NIPT-in tënd në çdo bashkëpunim | Po | Po |
| Fatura jote e plotë në IBAN, 5 ditë pune pas miratimit | Po | Po |
| Pragjet: 14 milionë L dhe TVSH | Po | Po |
| NIPT-i yt, 100% i menaxhuarLibri i të ardhurave dhe shpenzimeve, edhe për punët jashtë Creoseen. | Jo | Po |
| Fatura dhe pro-forma për klientët e tuNumërim automatik, gati për t’u fiskalizuar në sistemin e tatimeve. | Jo | Po |
| Kalendari i detyrimeveKontributet, deklaratat dhe afatet, me njoftim në panel 3 ditë para çdo afati. | Jo | Po |
| Dosja e dokumenteveFatura, kontrata dhe vërtetime në një vend, gati për kontabilistin. | Jo | Po |
| Eksport për kontabilistinRaport mujor dhe vjetor në CSV, me një klik. | Jo | Po |
| Matësi i klientëveSa peshon klienti më i madh: rregulli 80% / 90% që mbron regjimin 0%. | Jo | Po |
| Media kit profesionalFaqe publike dhe version për printim me statistikat e verifikuara. | Jo | Po |
Me normat e sotme, Creoseen NIPT del më lirë se Falas kur bashkëpunimet e tua kalojnë 50.000 L në muaj. Pro paguhet me transfertë bankare, aktivizohet pas konfirmimit dhe nuk rinovohet automatikisht.
Biznes
Creoseen për bizneset| Funksioni | Falas | Pro |
|---|---|---|
| Zbulim influencerësh dhe rezervim paketash | Po | Po |
| Kampanja me një ose shumë influencerë | Po | Po |
| Dy fatura fiskale në emrin tënd, një transfertë | Po | Po |
| Influenceri paguhet vetëm pas miratimit tënd | Po | Po |
| Biblioteka e përmbajtjes me afatin e të drejtave | Po | Po |
| Lista të preferuarishRuaj dhe krahaso influencerët për çdo nevojë. | Jo | Po |
| Ftesa në masëFto disa influencerë njëherësh në një kampanjë. | Jo | Po |
| Krahaso influencerëtNdjekësit, angazhimi, çmimi dhe bashkëpunimet krah për krah. | Jo | Po |
| Raporte të avancuaraKosto për 1.000 shikime, krahasime dhe eksport. | Jo | Po |
Pro paguhet me transfertë bankare, aktivizohet pas konfirmimit dhe nuk rinovohet automatikisht.
Sot me të njëjtat kushte si bizneset, me NIPT dhe dy fatura për bashkëpunim. Për shumë klientë dhe faturim direkt te klienti, e rregullojmë bashkë.
Creoseen Managed
10% mbi bazën 10% mbi bazën e fushatave · min. 100.000 L/muajKontratë 3–6 muaj · faturohet çdo muaj nga Creoseen
- Account manager i dedikuar
- Strategji dhe kalendar fushatash
- Përzgjedhje dhe negociim i influencerëve
- Brief-et, rishikimet dhe afatet, të menaxhuara
- Raport mujor me rezultatet
- Prioritet në Ndihmë
Baza = çmimet e rëna dakord me influencerët për bashkëpunimet e miratuara në muaj. Komisioni dhe faturat e çdo bashkëpunimi mbeten si zakonisht. E kërkon te Plani, pasi regjistron biznesin; ekipi të kontakton për kontratën.
Shembuj të llogaritur
Çdo lek,
i shpjeguar.
I njëjti bashkëpunim prej 50.000 L, me çdo kombinim planesh: komisioni, fatura e influencerit, fatura e Creoseen, sa paguan biznesi dhe sa merr influenceri. Shifrat llogariten tani me normat aktuale; kur lëshohen faturat, normat ngrihen në to.
Falas · Falas
Fatura e Creoseen: komisioni 15%.
Creoseen NIPT · Falas
Fatura e Creoseen: komisioni 10%.
Falas · Biznes Pro
Fatura e Creoseen: komisioni 15%.
Pro · Pro
Fatura e Creoseen: komisioni 10%.
Planet Pro kanë edhe tarifën mujore: Creoseen NIPT 2.500 L, Biznes Pro 9.900 L, një herë në muaj, sado bashkëpunime të kesh.
Biznesi paguan
Komisioni del nga çmimi i influencerit; mbi çmimin nuk shtohet asgjë. Të dyja faturat dalin me NIPT-in e biznesit tënd.
Komisioni del nga çmimi i influencerit; mbi çmimin nuk shtohet asgjë. Të dyja faturat dalin me NIPT-in e biznesit tënd.
Influenceri i regjistruar në TVSH e shton TVSH-në (20%) në faturën e vet: për 50.000 L, fatura e tij bëhet 51.000 L dhe biznesi paguan 58.500 L. TVSH-në e deklaron influenceri.
Ku shkon secili lek
- BiznesiBiznesi miraton përmbajtjenFaza 07 · Miratuar
- Të dyDy fatura në emër të biznesitInfluenceri nga NIPT-i i vet · Creoseen vetëm komisionin
- BiznesiNjë transfertë te CreoseenPër të dyja faturat · “Fondet u siguruan”
- InfluenceriInfluenceri fiskalizon faturënNga NIPT-i i vet · numri NIVF në Creoseen
- CreoseenInfluenceri paguhet i plotëFatura e tij, në IBAN-in e NIPT-it · 5 ditë pune
Creoseen vepron si agjent inkasimi i influencerit: i mban paratë e biznesit në një llogari të veçantë dhe ia kalon influencerit vetëm pas miratimit dhe pasi fatura e tij fiskale është regjistruar. Pa tatime të mbajtura nga Creoseen.
Influenceri faturon biznesin nga NIPT-i i vet dhe tatohet vetëm për këtë pjesë, sipas regjimit të vet. Creoseen nuk mban tatime nga pagesa. Me Creoseen NIPT shtohet tarifa mujore prej 2.500 L.
Ky nuk është këshillim tatimor. Tregojmë çfarë bën Creoseen dhe si funksionon modeli, sipas ligjit në fuqi sot; për rastin tënd, konfirmoje me kontabilistin. Normat dhe pragjet mund të ndryshojnë; çdo ndryshim e publikojmë këtu dhe e njoftojmë para se të vlejë. Faturat e lëshuara nuk ndryshojnë.
Kontakt
Fol
me ne.
Influencer, biznes, agjenci, partneritet, media ose një pyetje e thjeshtë. Të përgjigjemi me email, zakonisht brenda dy ditësh pune.
Mesazhi mbërriti.
Faleminderit. Të përgjigjemi me email, zakonisht brenda dy ditësh pune.