Creoseen për bizneset
Kampanja
sipas nevojës.
Me një ose me shumë.
Lansim, ofertë, event apo përmbajtje për reklama: hap një kampanjë kur të duhet, me një ose shumë influencerë. Çmime të qarta, dy fatura fiskale në emrin tënd dhe një pagesë, dhe influenceri paguhet vetëm pasi ti miraton.
Shfaqe logon pak më herët dhe përmend ofertën në fund.
01Paneli i biznesit
Gjithë puna me influencerët,
në një vend.
Për bizneset e vogla pa staf marketingu, dhe për ekipet që bëjnë disa kampanja në muaj. Nga gjetja e influencerit te faturat, pa WhatsApp dhe pa Excel. Të gjithë influencerët kanë NIPT.
Zbulo influencerë
Filtro sipas fushës, qytetit, platformës dhe UGC. Çmimet e paketave i sheh që në profil.
Kampanja ad-hoc
Objektivi, platforma, buxheti, afatet dhe të drejtat e përdorimit. Ekipi e shqyrton para publikimit; influencerët aplikojnë, ti zgjedh.
Një ose shumë influencerë
Rezervo direkt një paketë, ose zgjidh disa nga aplikimet. Me Biznes Pro i fton në masë, i ruan në lista dhe i krahason.
Miratimi
Mirato, ose kërko ndryshim me koment dhe momentin e saktë të videos. Çdo version ruhet.
Biblioteka e përmbajtjes
Çdo video dhe foto e miratuar në një vend, me datën kur skadojnë të drejtat e përdorimit.
Raportet
Shikime, pëlqime dhe klikime për çdo publikim, secila me etiketën Verifikuar ose Deklaruar.
03Faturë e ndarë
Dy fatura në emrin tënd.
Një pagesë.
Për çdo bashkëpunim merr dy fatura fiskale me NIPT-in e biznesit tënd: influenceri të faturon nga NIPT-i i vet për çmimin minus komisionin, Creoseen të faturon vetëm komisionin. I paguan të dyja me një transfertë te Creoseen.
- Dy fatura fiskale, të zbritshme. Në emër të biznesit tënd, të dyja në një vend te Pagesat.
- Një transfertë. Te llogaria e klientëve e Creoseen, që vepron si agjent inkasimi i influencerit.
- Paratë mbahen deri në miratim. Influenceri paguhet vetëm pasi ti miraton përmbajtjen dhe ai ka fiskalizuar faturën.
- Pa cash, pa tatime për t’u mbajtur. Çdo influencer ka NIPT; ti nuk mban tatime për askënd. Çmimet janë transparente që në fillim.
- BiznesiBiznesi miraton përmbajtjenFaza 07 · Miratuar
- Të dyDy fatura në emër të biznesitInfluenceri nga NIPT-i i vet · Creoseen vetëm komisionin
- BiznesiNjë transfertë te CreoseenPër të dyja faturat · “Fondet u siguruan”
- InfluenceriInfluenceri fiskalizon faturënNga NIPT-i i vet · numri NIVF në Creoseen
- CreoseenInfluenceri paguhet i plotëFatura e tij, në IBAN-in e NIPT-it · 5 ditë pune
Creoseen vepron si agjent inkasimi i influencerit: i mban paratë e biznesit në një llogari të veçantë dhe ia kalon influencerit vetëm pas miratimit dhe pasi fatura e tij fiskale është regjistruar. Pa tatime të mbajtura nga Creoseen.
Fiskalizohet nga NIPT-i i influencerit. Creoseen përgatit draftin.
Vetëm komisioni. Fiskalizohet nga Creoseen.
Në euro: një bashkëpunim prej 1.000 €. Creoseen merr komisionin 150 € dhe të lëshon faturën për 150 €. Influenceri të faturon 850 € dhe tatohet vetëm për to. Ti paguan 1.000 € me një transfertë.
Biznesi pa NIPT ende? Regjistrimi bëhet te QKB, online përmes e-Albania ose në një sportel. Hapat për personin fizik me NIPT janë këtu; për shoqëri, pyet kontabilistin.
Ky nuk është këshillim tatimor. Tregojmë çfarë bën Creoseen dhe si funksionon modeli, sipas ligjit në fuqi sot; për rastin tënd, konfirmoje me kontabilistin. Influenceri i regjistruar në TVSH e shton TVSH-në në faturën e vet; e sheh te bashkëpunimi para se ta pranosh.
04Biznes Pro
Për bizneset
që bëjnë shumë.
Disa kampanja në muaj, shumë influencerë, shumë përmbajtje për t’u ripërdorur. Biznes Pro shton mjetet për ta bërë punën më shpejt.
Lista të preferuarish
Ruaj dhe krahaso influencerët për çdo nevojë.
Ftesa në masë
Fto disa influencerë njëherësh në një kampanjë.
Krahaso influencerët
Ndjekësit, angazhimi, çmimi dhe bashkëpunimet krah për krah.
Raporte të avancuara
Kosto për 1.000 shikime, krahasime dhe eksport.
Paguhet me transfertë bankare dhe aktivizohet pasi ekipi konfirmon pagesën. 1, 3 ose 12 muaj.
Regjistrohu, pastaj aktivizoje06Raportet
Shifra që
nuk shpikin.
Çdo shifër tregon nga vjen. Kur një e dhënë nuk ekziston, e themi. Asnjë ROI i parashikuar pa të dhëna të vërteta pas.
| E dhëna | Burimi |
|---|---|
| Çmimi, faturat, afatet | Nga platforma |
| Ndjekësit e influencerit | Verifikuarose Deklaruar |
| Shikime, pëlqime, komente | Deklaruar nga influencerime screenshot, derisa ta kontrollojë ekipi |
| Shitje të atribuara | Nuk i masim. Nuk i shpikim. |
07Dy mënyra
Rezervo direkt,
ose hap kampanjë.
Kur e di kë do, rezervo paketën. Kur do të zgjedhësh nga disa, publiko një kampanjë dhe prit aplikimet.
- 01Regjistro biznesin
Emri, industria, qyteti, NIPT-i dhe regjimi fiskal. Ekipi e miraton llogarinë, zakonisht brenda 1 dite pune.
- 02Zgjidh influencerët
Rezervo një paketë, ose hap kampanjë me buxhet, afate dhe të drejtat e përdorimit.
- 03Brief dhe miratim
Dërgo brief-in, merr dorëzimin, mirato ose kërko ndryshim.
- 04Dy fatura, një transfertë
Fatura e influencerit dhe ajo e Creoseen, në emrin tënd. Paguan një herë; Creoseen e paguan influencerin pas miratimit.
08Pyetje
Pyetje nga
bizneset.
Sa kushton për biznesin?
Llogaria është falas. Në planin Falas paguan çmimin e rënë dakord të bashkëpunimit. Komisioni i Creoseen (15%) është pjesë e çmimit, jo shtesë: del në faturën e Creoseen, ndërsa influenceri të faturon pjesën tjetër. Biznes Pro kushton 9.900 L në muaj. Shiko Çmimet.
Pse dy fatura?
Sepse puna e bën influenceri dhe shërbimin e platformës Creoseen. Influenceri të faturon nga NIPT-i i vet për çmimin minus komisionin; Creoseen të faturon vetëm komisionin. Të dyja janë fatura fiskale në emër të biznesit tënd, ndaj i regjistron si shpenzime të rregullta. Ti nuk mban tatime për askënd. Të drejtat e përmbajtjes i shkruani te kampanja ose te brief-i.
Si paguaj?
Me një transfertë bankare te Creoseen për të dyja faturat, pasi miraton përmbajtjen. Creoseen i mban paratë në një llogari të veçantë, si agjent inkasimi i influencerit, dhe ia kalon atij vetëm pasi ai ka fiskalizuar faturën. Nuk ka pagesa me kartë.
A duhet që biznesi të ketë NIPT?
Po. Faturat dalin në emër të biznesit tënd, me NIPT-in, emrin ligjor dhe adresën si te QKB. Zgjedh regjimin: person fizik me NIPT (biznes i vogël) ose shoqëri (SHPK, regjim normal). Të dhënat i vendos një herë te Llogaria.
Si i di çmimet para se të nis?
Paketat e influencerëve kanë çmimin të shkruar në profil. Kur hap kampanjë, vendos buxhetin dhe influencerët aplikojnë me çmimin e tyre.
Kush i ka të drejtat e përmbajtjes?
Siç bini dakord: ku publikohet, për sa kohë dhe nëse përdoret në reklama. Kur kampanja ka afat të drejtash, biblioteka e përmbajtjes të tregon kur skadon.
Po nëse rezultati nuk më pëlqen?
Kërko ndryshim me koment të saktë, brenda rishikimeve të rëna dakord. Nëse lind një mosmarrëveshje, ekipi mund të ndihmojë duke parë bisedën dhe dorëzimet.
Kampanja e parë,
me ne.
Bizneset e para i ndihmojmë personalisht: nga zgjedhja e influencerëve deri te miratimi dhe faturat.