Creoseen

Creoseen për influencers

Ti krijo.
NIPT-i yt,
100% në rregull.

Biznese që paguajnë mirë, kampanja të qarta dhe NIPT-i në rregull: drafti i faturës për çdo bashkëpunim, libri, afatet dhe pragjet. Ti faturon biznesin nga NIPT-i yt; biznesi paguan te Creoseen dhe ti paguhesh i plotë në IBAN pas miratimit.

Bashkëpunim · Rezervim direktDorëzo
3 Reels · Menyja e vjeshtës

Kafe Orbita

4/8 · Në punëAfati · 5 ditë
Çmimi24.000 L
Rishikime1 e përfshirë
Paratë e tuaFondet u siguruan
Çmimi total24.000 L
Komisioni · 15%− 3.600 L
Fatura jote për biznesin20.400 L
Merr në IBAN20.400 L

Drafti i faturës është gati: e fiskalizon nga NIPT-i yt dhe shënon NIVF-në. Komisionin ia faturon biznesit Creoseen.

Pamje ilustruese · të dhëna fiktive

01Puna me bizneset

Biznese që paguajnë.
Pa DM pa fund.

Bizneset vijnë te ti me një kampanjë ose me një ofertë direkte për paketën tënde. Çmimi, afati dhe rishikimet shkruhen para se të nisë puna, dhe paratë sigurohen te Creoseen.

01

Kampanjat

Shfleto kampanjat e hapura të bizneseve dhe apliko me çmimin tënd dhe një prezantim të shkurtër.

02

Ofertat direkte

Bizneset të rezervojnë nga profili. Prano, refuzo ose dërgo një propozim tjetër në bisedë.

03

Paketat me çmime

Një Reel, 3 Stories, 10 foto produkti: ti vendos çfarë ofron, sa kushton dhe për sa ditë e dorëzon.

04

Dorëzimi me link

Videot me Google Drive, WeTransfer ose Dropbox; fotot me ngarkim. Çdo version dhe koment ruhet.

05

Profil i verifikuar

Ekipi i kontrollon statistikat me screenshot dhe profili merr shenjën Verifikuar. Edhe krijuesit UGC kanë vendin e tyre, pa kërkesë për ndjekës.

06

Paratë

Për çdo punë sheh çmimin, komisionin, faturën tënde dhe sa merr në IBAN. Plus totali i vitit dhe pragjet e regjimit tënd.

02Pjesa fiskale

Ti faturon biznesin.
Ne të mbajmë në rregull.

Në Creoseen çdo influencer ka NIPT. Për çdo bashkëpunim faturon biznesin direkt, për çmimin minus komisionin; komisionin ia faturon biznesit Creoseen. Ti tatohesh vetëm për pjesën tënde, dhe Creoseen të përgatit draftin, librin dhe afatet.

PF · NIPT0% deri në 14 milionë L / vit

Person fizik me NIPT · biznes i vogël

I vetëpunësuar / biznes i vogël me NIPT. Tatimi mbi fitimin është 0% deri në 14 milionë L (~140.000 €) xhiro në vit, deri në fund të 2029, me kusht që të faturosh me faturë fiskale dhe të arkëtosh në llogarinë bankare të NIPT-it. Ki parasysh rregullin e klientit të vetëm (80% nga një klient).

SH.P.K.Regjim normal

Shoqëri (sh.p.k.) · regjim normal

Shoqëri me regjimin normal të tatimeve: tatim fitimi sipas ligjit, kontabilitet i plotë dhe deklarata periodike me kontabilistin.

  • Faturë e ndarë. Pas miratimit, drafti i faturës sate për biznesin është gati, me NIPT-in, emrin ligjor dhe shumat. E fiskalizon ti ose kontabilisti yt dhe shënon NIVF-në. Creoseen nuk fiskalizon në emrin tënd.
  • Agjent inkasimi. Biznesi paguan te Creoseen, në një llogari të veçantë. Kur paratë mbërrijnë, bashkëpunimi tregon “Fondet u siguruan”, dhe nuk të duhet të ndjekësh askënd.
  • Fatura jote, e plotë. Në IBAN-in e NIPT-it, 5 ditë pune pas miratimit dhe NIVF-së. Pa tatime të mbajtura nga Creoseen. IBAN-i shfaqet i maskuar kudo, përveç formularit tënd.
  • Regjimi 0%, i mbrojtur. Kur të paktën 80% e të ardhurave vjen nga një klient (ose 90% nga dy), puna e vetëpunësuar mund të trajtohet si punësim. Me Creoseen faturon shumë biznese, jo Creoseen si klient të vetëm, dhe paneli të tregon sa peshon klienti më i madh.
  • Pragjet, nën kontroll. Sa u afrohesh 14 milionë L xhiro në vit (0% tatim fitimi për personin fizik me NIPT, deri në fund të 2029) dhe pragut të TVSH-së (10 milionë L).
Pragjet vjetore · 2026Te paneli
Biznes i vogël · 0%30,4% e pragut
4.250.000 L14.000.000 L
TVSH42,5% e pragut
4.250.000 L10.000.000 L
Klientët e tu · 2026Në rregull
Kafe Orbita34%
Studio Vega22%
Hotel Ulliri18%
Të tjerë · 6 biznese26%

Klienti më i madh: 34% e të ardhurave. Pragu i rrezikut: 80% nga një klient ose 90% nga dy.

Pamje ilustruese · të dhëna fiktive

Ky nuk është këshillim tatimor. Tregojmë çfarë bën Creoseen dhe si funksionon modeli, sipas ligjit në fuqi sot; për rastin tënd, konfirmoje me kontabilistin. Detyrimet e NIPT-it tënd (kontributet, deklaratat, TVSH kur je i regjistruar) mbeten të tuat; Creoseen NIPT të ndihmon t’i mbash në rregull.

03Si hap NIPT

Pa NIPT ende?
Ja hapat.

Në Creoseen nuk punohet pa NIPT, sepse çdo pagesë kalon me faturë fiskale. Për shumicën e influencerëve mjafton NIPT si person fizik (i vetëpunësuar). Këto janë hapat kryesorë; për kostot, afatet dhe kodin e saktë të aktivitetit, pyet QKB-në ose një kontabilist.

  1. 01Regjistrohu në QKB

    Te Qendra Kombëtare e Biznesit, online përmes e-Albania ose në një sportel të QKB-së, si person fizik (i vetëpunësuar). Merr NIPT-in dhe ekstraktin.

  2. 02Përshkruaj aktivitetin

    P.sh. shërbime reklamimi dhe krijim përmbajtjeje. Kontabilisti të ndihmon me formulimin dhe kodin e saktë.

  3. 03Pajisu për fiskalizim

    Certifikata për fiskalizim dhe aksesi në sistemin e faturave elektronike, që faturat e tua të marrin NIVF. Mund ta bësh vetë ose me kontabilistin.

  4. 04Llogari bankare e NIPT-it

    Hap llogarinë në emër të NIPT-it. Aty paguhesh nga Creoseen, dhe arkëtimi në këtë llogari është kusht edhe për regjimin 0%.

  5. 05Shto të dhënat në Creoseen

    Regjimi, NIPT-i, emri ligjor dhe adresa si te QKB, IBAN-i. Një herë, te Profili › Të dhënat fiskale.

Ky nuk është këshillim tatimor. Tregojmë çfarë bën Creoseen dhe si funksionon modeli, sipas ligjit në fuqi sot; për rastin tënd, konfirmoje me kontabilistin. Kostot dhe afatet e regjistrimit nuk i japim këtu, sepse varen nga rasti yt dhe ndryshojnë: pyet QKB-në ose një kontabilist.

04Creoseen NIPT

Libri, afatet,
eksporti. Gati.

Plani Pro për NIPT-in tënd: çdo e ardhur dhe shpenzim, edhe jashtë Creoseen, në një libër. Fatura dhe pro-forma për klientët e tu, afatet me kujtesë, dokumentet në një dosje dhe eksporti për kontabilistin, me një klik.

Plani ProCreoseen NIPT
2.500Lnë muaj · pa rinovim automatik
01

NIPT-i yt, 100% i menaxhuar

Libri i të ardhurave dhe shpenzimeve, edhe për punët jashtë Creoseen.

02

Fatura dhe pro-forma për klientët e tu

Numërim automatik, gati për t’u fiskalizuar në sistemin e tatimeve.

03

Kalendari i detyrimeve

Kontributet, deklaratat dhe afatet, me njoftim në panel 3 ditë para çdo afati.

04

Dosja e dokumenteve

Fatura, kontrata dhe vërtetime në një vend, gati për kontabilistin.

05

Eksport për kontabilistin

Raport mujor dhe vjetor në CSV, me një klik.

06

Komision më i ulët

Komisioni Creoseen bie nga 15% në 10% për çdo bashkëpunim.

07

Matësi i klientëve

Sa peshon klienti më i madh: rregulli 80% / 90% që mbron regjimin 0%.

08

Media kit profesional

Faqe publike dhe version për printim me statistikat e verifikuara.

Paguhet me transfertë bankare dhe aktivizohet pasi ekipi konfirmon pagesën. 1, 3 ose 12 muaj. Me normat e sotme, Pro del më lirë kur bashkëpunimet e tua kalojnë 50.000 L në muaj.

Regjistrohu, pastaj aktivizoje
Fiskalizimi, me ndershmëri

Në Shqipëri çdo faturë fiskalizohet në sistemin e tatimeve nga ai që e lëshon (Ligji 87/2019). Për çdo bashkëpunim, Creoseen të përgatit draftin e faturës për NIPT-in tënd, me të dhënat e biznesit dhe shumat e sakta; ti ose kontabilisti yt e fiskalizoni dhe shënoni numrin NIVF në Creoseen. Për klientët jashtë Creoseen, Creoseen NIPT të përgatit pro-formën. Creoseen nuk fiskalizon në emrin tënd: fiskalizon vetëm faturat e veta, për komisionin dhe tarifën.

05Kalkulatori

Sa punë të heq
Creoseen?

Vendos sa bashkëpunime ke, çmimin dhe sa kohë të ha administrata. Kalkulatori të tregon orët e kursyera, sa merr në IBAN për çdo bashkëpunim dhe sa i afrohesh pragut të biznesit të vogël.

Çdo shifër është vlerësim sipas të dhënave të tua. Nuk përdorim statistika tregu të shpikura.

15detyra që Creoseen
mund t’i marrë përsipër
  • Fatura për çdo bashkëpunim
  • Mbrojtja e regjimit 0%: klientë të shumtë, jo një
  • Tatohesh vetëm për pjesën tënde
  • Ndjekja e pagesave
  • + 11 të tjera te kalkulatori

06Rruga jote

Nga regjistrimi
te pagesa.

Katër hapa. I pari zgjat dy minuta.

  1. 01Regjistrohu

    Emri publik, lloji (influencer, UGC, fotograf, videograf), fushat, NIPT-i dhe regjimi. Falas.

  2. 02Plotëso profilin

    Foto, bio, paketat me çmime dhe portofoli. Pastaj adresa dhe IBAN-i i NIPT-it, një herë të vetme.

  3. 03Miratohesh

    Ekipi e shqyrton llogarinë, zakonisht brenda 1 dite pune. Aktivizo Creoseen NIPT kur të duash.

  4. 04Puno dhe paguhu

    Apliko, dorëzo, merr miratimin, fiskalizo draftin e faturës dhe paguhesh i plotë në IBAN.

07Pyetje

Pyetje nga
influencerët.

A paguaj diçka për t’u regjistruar?

Jo. Regjistrimi, profili, paketat dhe aplikimet janë falas. Në planin Falas, komisioni i Creoseen është 15% i çmimit të çdo bashkëpunimi: ia faturon biznesit Creoseen, ti faturon pjesën tjetër. Creoseen NIPT kushton 2.500 L në muaj dhe e ul komisionin në 10%.

A mund të punoj pa NIPT?

Jo. Në Creoseen çdo influencer ka NIPT, si person fizik (biznes i vogël) ose si shoqëri (SHPK). Kështu çdo pagesë kalon me faturë fiskale dhe ti e ke të ardhurën të rregullt. Si hapet NIPT-i.

Kur paguhem?

Pasi biznesi miraton përmbajtjen, pagesa e tij ka mbërritur te Creoseen (“Fondet u siguruan”) dhe ti ke fiskalizuar faturën nga NIPT-i yt (shënon NIVF-në te bashkëpunimi), Creoseen ta paguan të plotë në IBAN-in e NIPT-it, 5 ditë pune. Të dhënat fiskale duhet të jenë të plota: regjimi, NIPT-i, emri ligjor, adresa dhe IBAN-i.

Pse e faturoj biznesin dhe jo Creoseen?

Sepse puna jote është për biznesin. Kur faturon shumë biznese, të ardhurat nuk varen nga një klient i vetëm: ligji mund ta trajtojë si punësim punën e vetëpunësuar kur të paktën 80% e të ardhurave vjen nga një klient, ose 90% nga dy. Edhe tatimi llogaritet vetëm mbi pjesën tënde, sepse komisionin ia faturon biznesit Creoseen.

Ky nuk është këshillim tatimor: konfirmoje me kontabilistin.

Sa tatim paguaj?

Varet nga regjimi yt. Si person fizik me NIPT (biznes i vogël), tatimi mbi fitimin është 0% deri në 14 milionë L xhiro në vit, deri në fund të 2029, me kusht që të faturosh me faturë fiskale dhe të arkëtosh në llogarinë bankare të NIPT-it (Ligji 29/2023). Kontributet dhe detyrimet e tjera mbeten. Si SHPK, vlen regjimi normal. Creoseen nuk mban tatime nga pagesa jote.

Ky nuk është këshillim tatimor: konfirmoje me kontabilistin.

A i fiskalizon Creoseen faturat e mia?

Jo. Në Shqipëri çdo faturë fiskalizohet nga ai që e lëshon (Ligji 87/2019). Creoseen të përgatit draftin e faturës për çdo bashkëpunim dhe, me Creoseen NIPT, pro-formën për klientët jashtë Creoseen. Fiskalizimin nga NIPT-i yt e bën ti ose kontabilisti; Creoseen ruan numrin NIVF që shënon.

A më duhet ende kontabilist?

Ndoshta po: për fiskalizimin, deklaratat dhe këshillat. Creoseen NIPT ia shkurton punën: libri, dokumentet, afatet dhe eksporti mujor janë gati. Kalkulatori të lejon të vendosësh vetë sa nga kjo punë e mbulon Creoseen për ty.

A mund ta caktoj vetë çmimin?

Po. Çmimet e paketave i vendos ti. Kur aplikon te një kampanjë, propozon çmimin tënd; biznesi e pranon ose propozon një tjetër në bisedë.

Le të
të shohin.

Regjistrimi zgjat dy minuta. Pastaj plotëso profilin ndërsa ekipi e shqyrton.