Creoseen

Çmimet

Falas për të filluar.
Pro kur rritesh.

Regjistrimi është falas për të gjithë. Në planin Falas, Creoseen fiton vetëm kur ka bashkëpunim të paguar, dhe faturon vetëm komisionin e vet. Planet Pro kanë një çmim fiks në muaj, ulin normat dhe shtojnë mjetet. Normat më poshtë janë ato që vlejnë sot.

Influencer

Creoseen për influencers
Falas 0L / muaj 15%Komisioni, e faturon Creoseen
Creoseen NIPT 2.500L / muaj 10%Komisioni, e faturon Creoseen
Çfarë përfshin secili plan për influencer
FunksioniFalasPro
Profil publik, paketa dhe aplikimePoPo
Draft fature për NIPT-in tënd në çdo bashkëpunimPoPo
Fatura jote e plotë në IBAN, 5 ditë pune pas miratimitPoPo
Pragjet: 14 milionë L dhe TVSHPoPo
NIPT-i yt, 100% i menaxhuarLibri i të ardhurave dhe shpenzimeve, edhe për punët jashtë Creoseen.JoPo
Fatura dhe pro-forma për klientët e tuNumërim automatik, gati për t’u fiskalizuar në sistemin e tatimeve.JoPo
Kalendari i detyrimeveKontributet, deklaratat dhe afatet, me njoftim në panel 3 ditë para çdo afati.JoPo
Dosja e dokumenteveFatura, kontrata dhe vërtetime në një vend, gati për kontabilistin.JoPo
Eksport për kontabilistinRaport mujor dhe vjetor në CSV, me një klik.JoPo
Matësi i klientëveSa peshon klienti më i madh: rregulli 80% / 90% që mbron regjimin 0%.JoPo
Media kit profesionalFaqe publike dhe version për printim me statistikat e verifikuara.JoPo

Me normat e sotme, Creoseen NIPT del më lirë se Falas kur bashkëpunimet e tua kalojnë 50.000 L në muaj. Pro paguhet me transfertë bankare, aktivizohet pas konfirmimit dhe nuk rinovohet automatikisht.

Biznes

Creoseen për bizneset
Falas 0L / muaj 0%Tarifa e shërbimit mbi çmimin
Biznes Pro 9.900L / muaj 0%Tarifa e shërbimit mbi çmimin
Çfarë përfshin secili plan për biznes
FunksioniFalasPro
Zbulim influencerësh dhe rezervim paketashPoPo
Kampanja me një ose shumë influencerëPoPo
Dy fatura fiskale në emrin tënd, një transfertëPoPo
Influenceri paguhet vetëm pas miratimit tëndPoPo
Biblioteka e përmbajtjes me afatin e të drejtavePoPo
Lista të preferuarishRuaj dhe krahaso influencerët për çdo nevojë.JoPo
Ftesa në masëFto disa influencerë njëherësh në një kampanjë.JoPo
Krahaso influencerëtNdjekësit, angazhimi, çmimi dhe bashkëpunimet krah për krah.JoPo
Raporte të avancuaraKosto për 1.000 shikime, krahasime dhe eksport.JoPo

Pro paguhet me transfertë bankare, aktivizohet pas konfirmimit dhe nuk rinovohet automatikisht.

Agjencitë · akses i hershëm

Sot me të njëjtat kushte si bizneset, me NIPT dhe dy fatura për bashkëpunim. Për shumë klientë dhe faturim direkt te klienti, e rregullojmë bashkë.

Lista e pritjes

Shembuj të llogaritur

Çdo lek,
i shpjeguar.

I njëjti bashkëpunim prej 50.000 L, me çdo kombinim planesh: komisioni, fatura e influencerit, fatura e Creoseen, sa paguan biznesi dhe sa merr influenceri. Shifrat llogariten tani me normat aktuale; kur lëshohen faturat, normat ngrihen në to.

Influenceri Falas, biznesi Falas

Falas · Falas

Çmimi50.000 L
Komisioni · 15%− 7.500 L
Fatura e influencerit42.500 L
Fatura e Creoseen7.500 L
Biznesi paguan50.000 L

Fatura e Creoseen: komisioni 15%.

Influenceri merr në IBAN42.500L
Influenceri Pro, biznesi Falas

Creoseen NIPT · Falas

Çmimi50.000 L
Komisioni · 10%− 5.000 L
Fatura e influencerit45.000 L
Fatura e Creoseen5.000 L
Biznesi paguan50.000 L

Fatura e Creoseen: komisioni 10%.

Influenceri merr në IBAN45.000L
Influenceri Falas, biznesi Pro

Falas · Biznes Pro

Çmimi50.000 L
Komisioni · 15%− 7.500 L
Fatura e influencerit42.500 L
Fatura e Creoseen7.500 L
Biznesi paguan50.000 L

Fatura e Creoseen: komisioni 15%.

Influenceri merr në IBAN42.500L
Të dy me plan Pro

Pro · Pro

Çmimi50.000 L
Komisioni · 10%− 5.000 L
Fatura e influencerit45.000 L
Fatura e Creoseen5.000 L
Biznesi paguan50.000 L

Fatura e Creoseen: komisioni 10%.

Influenceri merr në IBAN45.000L

Planet Pro kanë edhe tarifën mujore: Creoseen NIPT 2.500 L, Biznes Pro 9.900 L, një herë në muaj, sado bashkëpunime të kesh.

Biznesi paguan

Dy fatura, një transfertëPlani Falas
Çmimi i rënë dakord50.000 L
Fatura 01 · influenceri42.500 L
Fatura 02 · Creoseen · komisioni 15%7.500 L
Një transfertë50.000L

Komisioni del nga çmimi i influencerit; mbi çmimin shtohet vetëm asgjë. Të dyja faturat dalin me NIPT-in e biznesit tënd.

Dy fatura, një transfertëBiznes Pro
Çmimi i rënë dakord50.000 L
Fatura 01 · influenceri42.500 L
Fatura 02 · Creoseen · komisioni 15%7.500 L
Një transfertë50.000L

Komisioni del nga çmimi i influencerit; mbi çmimin shtohet vetëm asgjë. Të dyja faturat dalin me NIPT-in e biznesit tënd.

Influenceri i regjistruar në TVSH e shton TVSH-në (20%) në faturën e vet: për 50.000 L, fatura e tij bëhet 51.000 L dhe biznesi paguan 58.500 L. TVSH-në e deklaron influenceri.

Ku shkon secili lek

Rrjedha e paraveFaturë e ndarë
  1. Biznesi miraton përmbajtjen
    Faza 07 · Miratuar
    Biznesi
  2. Dy fatura në emër të biznesit
    Influenceri nga NIPT-i i vet · Creoseen vetëm komisionin
    Të dy
  3. Një transfertë te Creoseen
    Për të dyja faturat · “Fondet u siguruan”
    Biznesi
  4. Influenceri fiskalizon faturën
    Nga NIPT-i i vet · numri NIVF në Creoseen
    Influenceri
  5. Influenceri paguhet i plotë
    Fatura e tij, në IBAN-in e NIPT-it · 5 ditë pune
    Creoseen

Creoseen vepron si agjent inkasimi i influencerit: i mban paratë e biznesit në një llogari të veçantë dhe ia kalon influencerit vetëm pas miratimit dhe pasi fatura e tij fiskale është regjistruar. Pa tatime të mbajtura nga Creoseen.

Influenceri · plani Falas · 50.000 LNormat e sotme · PF me NIPT
01 · Çmimi total50.000LI rënë dakord me biznesin
02 · Komisioni · 15%−7.500LE faturon Creoseen te biznesi
03 · Fatura jote=42.500LPër biznesin, nga NIPT-i yt
04 · Merr në IBAN→42.500LE plotë, në IBAN-in e NIPT-it
Fatura e influencerit 85%Fatura e Creoseen 15%
Influenceri · Creoseen NIPT · 50.000 LNormat e sotme · PF me NIPT
01 · Çmimi total50.000LI rënë dakord me biznesin
02 · Komisioni · 10%−5.000LE faturon Creoseen te biznesi
03 · Fatura jote=45.000LPër biznesin, nga NIPT-i yt
04 · Merr në IBAN→45.000LE plotë, në IBAN-in e NIPT-it
Fatura e influencerit 90%Fatura e Creoseen 10%

Influenceri faturon biznesin nga NIPT-i i vet dhe tatohet vetëm për këtë pjesë, sipas regjimit të vet. Creoseen nuk mban tatime nga pagesa. Me Creoseen NIPT shtohet tarifa mujore prej 2.500 L.

Ky nuk është këshillim tatimor. Tregojmë çfarë bën Creoseen dhe si funksionon modeli, sipas ligjit në fuqi sot; për rastin tënd, konfirmoje me kontabilistin. Normat dhe pragjet mund të ndryshojnë; çdo ndryshim e publikojmë këtu dhe e njoftojmë para se të vlejë. Faturat e lëshuara nuk ndryshojnë.

Kontakt

Fol
me ne.

Influencer, biznes, agjenci, partneritet, media ose një pyetje e thjeshtë. Të përgjigjemi me email, zakonisht brenda dy ditësh pune.

BazaTiranë, Shqipëri
FazaMVP

Përdorim të dhënat vetëm për t’u përgjigjur. Shiko privatësinë.